SOT

A ndihmojnë ushtrimet e barkut në humbjen e peshës?

Kohë pas kohe, trajneri Leonard Nikaçi bën ushtrim të barkut. Por, këto janë pak më të vështira për personat që rrallë bëjnë të tilla.

Ka versione që mund të bëhen edhe në shtëpi, raporton KOHA.

Nikaçi i bën ushtrimet në tapet të jogës dhe thotë se është më e përshtatshme.

Sipas tij, muskujt e barkut janë muskuj bazikë të trupit, por shton se këto ushtrime nuk bëjnë punë për humbje peshe me të cilën shpesh synohet rrafshimi i barkut.

Ushtrimet, si vrapimi e biçikleta qoftë në palestër ose jashtë saj, ndihmojnë në humbjen e peshës ngase djegim kalori më shumë.