SOT

Kremrat natyralë të prodhuar nga kimistja Vlora Zogaj

Në një hapësirë të vogël të veçuar brenda shtëpisë së saj, e kalon pjesën më të madhe të kohës.

Kimia ishte dega të cilën e kishte pëlqyer më së shumti, e tani falë njohurive të fituara aty, Vlora Zogaj nga Prizreni, ka mbi 6 vjet që është duke prodhuar kremra natyralë të fytyrës, e sapunë të kthyera në forma të ndryshme moderne, raporton KOHA.

E gjitha kishte nisur nga një ndihmë modeste financiare e dhënë nga një ministri, por që tani po ia del edhe vetë t’i prodhojë ato.

Të gjitha prodhimet e saj janë të veçanta, e edhe përdorimi i tyre është bio e me vajra esenciale.

Sapunët që dikur ofroheshin si lloj dhurate nga të vjetërit, Vlera tani i ka kthyer në një pamje tjetër e edhe në përdorim modern.

Kimistja 27-vjeçare thotë se ka synime të mëdha për kremrat që po i prodhon vetë, edhe pse një punë e tillë pa ndihmën e askujt, sipas saj, nuk është edhe aq e lehtë.

Të gjitha porositë për produktet e tilla, Vlora po i merr përmes rrjeteve sociale.

Produktet e saj janë në proces të certifikimit, mirëpo për shkak të situatës së krijuar të pandemisë ky proces është anuluar.