SOT

Bifurkacioni i Nerodimes dhe historia prapa

Janë vetëm dy të tilla në të gjithë botën, njëra në Amerikën Jugore, e tjetra në Kosovë.

Bigëzimi, apo siç njihet ndryshe bifurkacioni në lumin Nerodime nuk është i zakontë, e sipas gjeografit, Adnan Hashani, pozita gjeografike e qytetit të Ferizajt bëri që një fenomen i tillë të ndodhë pikërisht në këtë vend, raporton KOHA.

E për natyralitetin e saj shpeshherë është debatuar.

Megjithatë, edhe pse mund të ketë qenë i ndihmuar nga vetë njeriu, ajo përsëri mbetet e veçanta e këtij qyteti, e për atë edhe shumë vite më parë e kishte fituar statusin e monumentit të trashëgimisë kulturore, i cili tashmë është i mbrojtur me ligj.

Ndër vite, hapësira ku ndahet lumi në dy degë është bërë edhe më tërheqës nga investimet e ndryshme që janë bërë.

E ata që vijnë për herë të parë në këtë qytet, pikë referuese kanë po këtë vend.

Sipas gjeografit, në këtë qytet është edhe një dukuri tjetër, pothuajse i ngjashëm me atë të Bifurkacionit, e që aty uji ndahet në tri degë.

Bifurkacioni i Lumit Nerodime gjendet rreth 1 kilometër në veriperëndim larg nga qendra e Ferizajt dhe është brenda zonës së këtij qyteti.