SOT

Ushtrimi i sportit të notit në kohën e pandemisë

Që të gjithë e kanë pasionin e njëjtë.

E moshat e tyre janë të ndryshme, por ato më të rejat thonë se e kanë më shumë në qejf, e edhe interesimi për këtë sport është më i madh.

Elona Zhugolli është sportistja, e cila e kishte nisur vite më parë ushtrimin me not, por që tani gradualisht po i kthehet në profesion.

15-vjeçarja thotë se në të ardhmen dëshiron të jetë krenaria e vendit të saj.

E arsyet që të rinjtë po merren me këtë sport janë nga më të ndryshmet.

E Omar Hoxhës kishte të bëjë me një problem shëndetësor, por lëvizjet e tija unike brenda ujit, e kreativiteti brenda pishinës, e bëri atë edhe kampion.

Për të qenë trajnuese e një sporti të tillë, nuk është patjetër të kesh vite eksperiencë, këtë më së miri e dëshmon Era Zhugolli.

Sipas trajnerit, Astrit Haliti, për ushtrimin e notit, këta të rinj nuk i ka penguar as pandemia.

Edhe pse në vend nuk është zhvilluar mjaftueshëm sporti i notit, megjithatë të rinjtë e këtyre klubeve po vazhdojnë të triumfojnë nëpër kategori të ndryshme në botë.

Noti njihet për shumë përparësi në shëndet, e pos kësaj edhe mjaft argëtues, e sidomos për freski në ditët e nxehta verore.