SOT

Kartolinat kreative të Vesës

Se e bukura konsiston në thjeshtësi, na tregon puna e Vesa Berishës, e cila është shquar kohën e fundit për kreativitetin e shkrirë në punën me kartolina. Kartolinat ende mbesin si dhurata të çmuara kryesisht për ditëlindje, por edhe për festa të tjera. Ani pse jo të shtrenjta, simbolika e tyre është e madhe. Në to shkruhen dedikime për personat më të dashur, duke i bërë domethënëse si dhurata. E Vesa Berisha, dhurata të tilla me kartolina u ka bërë shpesh mikeshave të saj. Megjithatë, gjatë karantinës, ka pasur mundësi që t’i perfeksionojë ato me detaje të ndryshme.

Rrëfimin për kartolinat, Vesa vendosi ta tregojë në oborrin e shtëpisë së saj.

Nuk ka shumë kohë qëkur ka filluar t’i shpërndajë fotografitë e kartolinave të saj në Instagram dhe Facebook. Por, thotë se tashmë veçse kanë filluar kërkesat nga klientët.

Të punosh kartolina, sipas saj, duhet të kesh durim dhe ta duash artin.

Skalperi, vizorja dhe lapsi, janë gjërat kryesore që i duhen për punimin e kartolinave.

Çmimet për kartolina janë mjaft të volitshme dhe variojnë varësisht nga dizajni.

Punën e saj mendon ta shtrijë ende më shumë, duke e pasur si projeksion të ardhshëm punimin e ftesave për ahengje të ndryshme familjare.