SOT

8 lloje boronicash në Vitomiricë të Pejës

Boronica njihet si frut që mund të përdoret si antibiotik natyral. Tashmë kultivohet edhe në Kosovë në sasi të madhe. Në plantacionin e Drilon Blakaj dhe Besnik Lilës kultivohen tetë lloje boronicash.

Në Amerikë kjo bimë ka filluar që të kultivohet që nga viti 1908, ndërsa në vendin tonë prej vitit 2011. Janë këto boronicat, që hyjnë në grupin e frutave më të shëndetshme për organizmin tonë.

Në botë ekzistojnë lloje të ndryshme të tyre, mirëpo dyshja Drilon Blakaj dhe Besnik Lila në fshatin Vitomiricë të Pejës që nga viti 2015 kultivojnë tetë lloje të boronicave. Tashmë ka filluar vjelja e tyre.

Besnik Lila tregon se si e ka nisur këtë lloj biznesi.

Në plantacionin e tyre, gjysma e boronicave janë të mbjella në vazo dhe gjysma tjetër në tokë.

Ortaku i tij, Drilon Blakaj, tregon se sa kujdes i duhet kushtuar kësaj frute.

E shija e boronicave dallon edhe nga lloji, disa prej tyre janë më të tharta e të tjerat më të ëmbla.

Blakaj thotë se 95 për qind të sasisë e eksportojnë në Holandë e vetëm 5 për qind për tregun vendor.

Gjatë muajve korrik dhe gusht, në këtë plantacion punësohen rreth 100 punëtorë që ta kryejnë procesin e vjeljes.

E çmimi i boronicave është më i lartë se i frutave të tjerë.

Kjo frutë cilësohet si antibiotik natyral, ka aftësi të largojë bakteret nga organizmi si dhe mund të përdoret edhe në formë të çajit.