SOT

Në pritje të lejes nga IKSHPK-ja për hapjen e Pishinës së Gërmisë

Është bërë traditë që në muajin qershor të hapet Pishina e Gërmisë, me përjashtim të këtij viti që ende nuk dihet një datë definitive për shkak të pandemisë COVID-19.

Pavarësisht kësaj situate, pishina publike, tashmë është në fazën finale të përgatitjeve për vizitorë.

Liridon Llapashtica, kryeshef ekzekutiv, thekson se Pishina e Gërmisë do të jetë e gatshme për frekuentim nga vizitorët, porse nuk dihet data e saktë e hapjes së saj për këtë sezon.

Të domosdoshme do të jenë masat e reja, të cilat do të duhet të respektohen nga qytetarët në hapësirat e kësaj pishine.

Siç thekson Llapashtica, edhe pse në pritje të një vendimi për rekomandimin e hapjes së pishinës nga IKSHPK-ja, do të ketë një sërë aktivitetesh atraktive për vizitorët.

Kur flitet për investimet e bëra në hapësirat e Pishinës publike, është nënkryetari Selim Pacolli ai i cili thekson disa prej tyre.

Edhe sipas Pacollit, të rëndësishme për t’u respektuar do të jenë masat e rekomanduara nga institucionet brenda këtyre hapësirave.

Me aktivitete të ndryshme e gara sportive do të dominohet në këtë sezon Pishina e Gërmisë, me t’ua dhënë lejen për hapjen e saj.