SOT

73-vjeçari siguron mbijetesën nga bagëtitë

Rreth 70 krerë lopë mban në fermën e tij, 73-vjeçari Tahir Kelmendi nga fshati Qyshk i Pejës. Kelmendi ia del ta menaxhojë këtë biznes me ndihmën e djalit të tij, vajzës dhe bashkëshortes së djalit. E gjithë familja mbahet nga ky biznes. Përveç shitjes së qumështit dhe djathit, fitimin më të madh e kanë nga prerja dhe shitja e lopëve. Edhe pse 73 vjeç, atë e mban energjik vullneti që ka për bujqësinë dhe blegtorinë, raporton KOHA.

Që nga paslufta thotë se me vetëfinancim ka arritur t’ia dalë mbanë me këtë biznes dhe se nuk ka pasur asnjëherë të vetme përkrahje nga shteti me ndonjë subvencion.

Thotë se ndihet keq që nuk mund t’u ofrojë kushte më të mira gjedheve të tij.

Edhe mjetet me të cilat punon kjo familje janë të vjetra dhe nuk po kanë mundësi financiare që t’i sigurojnë të reja.

Por kafshët që mban ushqehen me ushqim organik që i kultivon në 90 hektarë tokë.

Ai thotë se fermerët e rinj duhet ta kenë në gjak këtë profesion e ta kryejnë punën me pasion.