Shtojca për Kulturë

“Monsieur” Isa Boletini, heroi më i madh shqiptar

“Isa çmendej kur thirrej me emrin ‘Monsieur’. Ky ishte fragment i mendjemadhësisë së tij. Ai për herë të parë këtë fjalë e dëgjoi në Cetinën e kulturuar. Atje i veshur me rroba evropiane vizitoi disa diplomatë të huaj me synimin që edhe ai të ishte evropian. Ai u ofroi diplomatëve letra me përshkrimin ‘Monsieur Issa de Boletini’”, shkruante “Sunday Star”, 27 tetor të vitit 1912 për Isa Boletinin (15 janar 1864 - 23 janar 1916)
 

Monsinjor Isa Boletini është i zemëruar. Ka konflikt të gjatë me osmanlinjtë dhe është i mërzitur për këtë. I ka pikë të dobët plaçkitjen, kalërimin dhe humorin. Për këtë quhet Monsinjor. Turqit për këtë shkak as nuk guxojnë t’i dalin përpara, të bëjnë shaka me të, apo ta thërrasin “Monsieur” (Monsinjor). Por Isa është optimist. Po e ndërton kullën e tij, po i mbreh shpatën dhe lapsin për betejën e fundit me turqit.

Monsinjor Isa është heroi më i madh shqiptar që prej Skënderbeut në shekullin XV. Ai është luftëtari më i guximshëm, bujar, famëkeq i Ballkanit. E di këtë. Kur u lind në një mëngjes të ftohtë marsi në vitin 1870, nëna e tij parashikoi se ai do të jetonte me gjak, por do të vdiste në paqe. Dhe në moshën trevjeçare Isa i shëndetshëm u gjet duke luajtur në gjakun e një shqiptari të vrarë dhe të lënë në rrugë nga disa hajdutë. Këtu filloi “Monsieur” Isa.