Shtojca për Kulturë

Fatmir Peja – emër i shquar që avancoi mendimin arkeologjik shqiptar

Si numizmat dhe epigrafist, Fatmir Peja ka dhënë një kontribut të çmuar në këto dy fusha. Duke qenë i ndërgjegjshëm për thesarin e pasur numizmatik të Kosovës, nga njëra anë, si dhe për mungesën e kuadrove shkencore të kësaj disipline, studiuesi Fatmir Peja iu përkushtua kësaj fushe së cilës ia dedikoi një pjesë të madhe të karrierës së tij profesionale
 

Ky shtator shënon 5-vjetorin e vdekjes së arkeologut Fatmir Peja, një ndër emrat më të shquar të arkeologjisë, epigrafisë dhe numizmatikës shqiptare, i cili me punën dhe veprën e tij, la gjurmë të dukshme në avancimin e mendimit arkeologjik shqiptar.

I lindur në Mitrovicë në vitin 1948, shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Pejë, ndërsa studimet e larta për arkeologji i përfundoi në Universitetin e Zarës (Zadar) të Kroacisë, në vitin 1978.