Shtojca për Kulturë

Kosova merr pjesë në nderimin e mikut të madh, Ekmeleddin Ihsanoglu

Këto ditë u botua në Stamboll festchkrifti ndërkombëtar në nder të prof. Ekmeluddin Ihsanoglu me rastin e 80-vjetorit, me një pjesëmarrje domethënëse të shkencëtarëve të shumë vendeve të Evropës e të Lindjes së Mesme.

“E. Ihsanoglu u shqua si historian i shkencave deri më 1980 kur u bë drejtor i ERCICA-s, me seli në Stamboll, e që me përkushtimin e tij u bë një ndër institucionet më të njohura shkencore në botë me aktivitetin e vet në organizimin e kongreseve shkencore dhe botimin e publikimeve shkencore në disa gjuhë. Më 2005 prof. Ekmeleddin Ihsanoglu u bë sekretar i Organizatës për Bashkëpunimin Islamik, që mbledh 57 shtete myslimane të botës, ku mbeti në këtë post dy mandate, deri më 2015”, shkruan në një njoftim historiani kosovar, Muhamed Mufaku. Aty shkruhet se prof. Ekmeleddin Ihsanoglu, si specialist për trashëgiminë osmane, kishte interesim të posaçëm për Egjiptin e Ballkanin dhe la disa vepra që u përkthyen në disa gjuhë, përfshirë shqipen, boshnjakishten, anglishten e të tjera.

“Ai u shqua si mik i Kosovës më 2008 kur e përkrahu shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, kur ishte në krye të Organizatën për Bashkëpunimin Islamik dhe kishte kontributin e vet në disa njohje të Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftim duke kujtuar se në shenjë mirënjohjeje, ishte planifikuar një vizitë e tij në Kosovë më 2018 me ftesë të ish-zëvendëskryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, por pandemia e shtyu vizitën.

Në festchriftin voluminoz me nja 900 faqe, u botuan, në pjesën e parë, 27 kontribute të historianëve të vendeve të ndryshme të botës, secili në fushën e vet. Në mesin e tyre është historiani kosovar, Muhamed Mufaku, i cili u paraqit me punimin “Një dorëshkrim i pabotuar në lidhjen e shpërngulljes së shqiptarëve për në Siri si pasojë e Luftës ballkanike 1912-1913”.

Në pjesën e dytë të festchriftit u botuan 37 fjalë përshëndetëse nga figurat ndërkombëtare e kolegët që punuan më të dhe shprehën mirënjohjen për punën e tij shkencore e diplomatike.