Sport

Mbrojtësi që sfidon sulmuesit me gola

Benjamin Kololli rol natyral në fushë ka bllokimin e sulmuesve të krahut.

Por, 24-vjeçari ka dëshmuar se pos që është i fortë në mbrojtje, di të jetë shumë i fortë edhe në sulm, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë karrierës së tij Kololli ka shënuar 39 gola me skuadra të ndryshme dhe nëntë asistime, diçka e pazakontë për mbrojtësit. Kololli nuk e fsheh dëshirën dhe emocionin që ndien kur shënon gola.

Por, reprezentuesi i Kosovës thotë se më i gëzuar është kur ekipi i tij arrin suksese.

"Kam dëshirë të shënoj gola. Jam shumë ofensiv", thotë Kololli.

Mbrojtësi i lindur në Aigle të Zvicrës tregon se në të kaluarën ka luajtur edhe si sulmues i krahut apo edhe si mesfushor ofensiv....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.