Sport

Kloppi fillon më herët përforcimin e Liverpoolit

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se klubi është në bisedime me disa lojtarë lidhur me transferimin e tyre gjatë verës dhe pritet ta përforcojë ekipin para përfundimit të këtij sezoni.

“Të kuqtë” që janë në stërvitje në një kamp të Spanjës dhe nuk pritet të kthehen deri më 27 shkurt kur udhëtojnë në Leicester për përballje me kampionin në Premier Ligë.

Klopp ka insistuar se është i kënaqur me ekipin që ka në dispozicion, por e ka kuptuar se duhet përforcime për të luftuar në disa gara.

“Jemi në bisedime me shumë njerëz – lojtarë, agjent, këso gjërash”, ka thënë Klopp për Liverpool Echo. “Nuk janë marrë shumë vendime deri më tani. Pse duhet të merren kur jemi në këtë fazë?”

“Por jemi rrugës. Në fund, jam i sigurt se do të kemi në skuadër të mirë. Ne tashmë kemi një skuadër dhe disa lojtarë do ta bënin edhe më të mirë. Kjo është baza”.