Kronikë

Një boshnjak dhe një shqiptare akuzohen për dhunim të një gruaje në Pejë

Policia e Kosovës njofton se në Pejë ka arrestuar dy persona, nën dyshimin se kanë detyruar një grua të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull boshnjak dhe një femër shqiptare, pasi që sipas viktimës femër shqiptare pa dëshirën e saj e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të dyshuarit”, përcjell Koha.net raportin 24 orësh të PK-së.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në njoftim.