Sport

Pas 88 ditëve Bale rikthehet në fushë kundër Espanyolit

Rikthehet Gareth Bale, pas një pauze të gjatë në futboll, për shkak të lëndimit të nyjës.

Uellsiani do të luajë për Real Madridin në ndeshjen ndaj Espanyolit të shtunën, pas 88 ditëve jashtë aksionit pas lëndimit në tetor të vitit të kaluar, raporton KTV.

Këtë e ka konfirmuar trajneri Zidane, i cili do të bëjë rotacion në përbërjen e parë, duke u dhënë mundësi edhe lojtarëve me pak minutazhë.

Krahas Bale-it, i konfirmuar për ndeshjen e së shtunës është edhe sulmuesi Alvaro Morata, i cili do të luajë nga fillimi.