Sport

Arsenali i ofron kontratë të re Wengerit

Arsenali raportohet se është duke pritur Arsene Wengerin që ta vazhdojë kontratën me klubin.

Wenger është në krye të ekipit që prej vitit 1996, por e ardhmja e tij vazhdon të jetë në dyshim, me fansat që po bëjnë presion te bordi për ndryshime.

Siç qëndrojnë punët, Wengeri do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni, por sipas talkSPORT, Arsenali i ka ofruar kontratë të re dyvjeçare dhe është në pritje të francezit për nënshkrimin e saj.

Wenger i cili thuhet se do të largohet në verë, me Arsenalin fitoi tre tituj të Anglisë dhe gjashtë trofe të FA Cup, por klubi nuk ka fituar titullin e ligës që prej vitit 2004.