Arbëri

Personi me aftësi të kufizuara sulmon një femër, dërgohet në neuropsikiatri

Dy ditë më parë, saktësisht më 14 shkurt, një femër, shqiptare e Kosovës, ka raportuar në polici se në Rr. “Ilir Konushevci” të Podujevës është kanosur nga i dyshuari mashkull, K-shqiptar lidhur me një rast të mëhershëm, transmeton koha.net.

Sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, njësiti policor ka intervistuar të dyshuarin, i cili është me aftësi të kufizuara. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, deri të nesërmen kur dërgohet në Neuropsikiatri për shërim të detyrueshëm.