Arbëri

ORCA: Gjysma e stafit universitar nuk i justifikon titujt akademikë

Descriptive Text

Gjysma e drejtuesve të Universitetit të Prishtinës nuk i justifikojnë titujt akademikë që mbajnë, nëse dispozitat në fuqi do të zbatoheshin në rastet e tyre, dhe nëse nuk u njihen si të vlefshme punimet në revista të dyshimta, shkruan sot Koha Ditore.

Të dhënat janë paraqitur në një hulumtim të publikuar nga Organizata për ngritjen e cilësisë në arsim (ORCA) me titull “Integriteti akademik i drejtuesve të Universitetit të Prishtinës”.

Në raport thuhet se nga 5 anëtarë të Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës të verifikuar nga ORCA, 3 prej tyre kanë punime në revista që nuk i përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë. Po ashtu, sipas raportit, 5 anëtarët e verifikuar nuk i justifikojnë titujt akademikë sipas rregullativës aktuale të UP-së, nëse nuk numërohen edhe punimet në revista që nuk përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore)