Showbiz

Mark Zuckerberg do të bëhet baba për herë të dytë

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg ka konfirmuar se ai dhe gruaja e tij Priscilla Chan po presin edhe fëmijën edhe fëmijën e dytë të tyre, që është vajzë.

Këtë e ka bërë të ditur Zuckerberg përmes një postimi në Facebook, transmeton Koha.net. Ata tashmë kanë një vajzë që quhet Max.

“Pas përvojës së vështirë të paturit Max, nuk ishim të sigurt se çfarë të prisnim, apo nëse do të ishim në gjendje që të kemi edhe një fëmijë. Kur unë dhe Priscilla kuptuam që ajo është shtatzënë përsëri, shpresa jonë e parë ka qenë që fëmija të jetë e shëndetshme. Shpresa ime e dytë ishte që të ishte vajzë. Nuk mendoj se mund të ketë dhuratë më të madhe se të kesh një motër, dhe jam i lutmru që Max dhe fëmija jonë i ardhshëm do ta kenë njëra-tjetrën”, ka shkruar Zuckerberg, i cili ka shpërndarë edhe disa foto të tij dhe të gruas kur ishin fëmijë.