Botë

Sulmohet një spital ushtarak në Kabul

Të paktën dy persona janë vrarë, pasi persona të armatosur kanë sulmuar një spital ushtarak në Kabul, që gjendet afër ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Sulmuesit janë përleshur me policinë në brendësi të ndërtesës kanë thënë zyrtarët dhe dëshmitarët.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrotjes, Dawlat Waziri ka thënë se një numër i panjohur i personave të armatosur kanë hyrë në spitalin Sardan Mohammad Daud Khan, pas një shpërthimi, raporton REL.

Spitali ushtarak është afër dy spitaleve të tjera civile në zonën Wazir Akbar në Kabul të Afganistanit.

Spitali po ashtu gjendet përballë ambasadës amerikane në Kabul.

“Sulmuesit janë në katin e dytë dhe të tretë të spitalit dhe momentalisht është duke u zhvilluar një betejë e armatosur”, ka thënë Waziri.

"Deri më tani, dy persona janë vrarë dhe 25 të tjerë të plagosur janë tranfseruar në një spital aty pranë”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë të Shëndetit Pubik, Qamaruddin Sediqi.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka dënuar sulmin gjatë një fjalimi për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke e quajtur “sulm mbi të gjithë popullin afgan”.

Asnjë grup nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin por ky sulm po ndodhë në kohën kur talibanët nisin ofensivën e tyre vjetore të pranverës.

Zona përreth spitalit është bllokuar nga forcat e sigurisë afgane, ndërkaq helikopeterët janë duke patrolluar nga ajri