Sport

Barça beson në rishkrim të historisë

Barcelona ende nuk e ka kapërdirë humbjen shokuese nga Paris Saint-Germaini me shifrat 4:0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, mirëpo dy fitoret e thella së fundi kanë bërë që të rritet besimi se mund të arrihet një gjë historike dhe të sigurohet kualifikimi në çerekfinale.

Pas humbjes së thellë në Paris, vazhdoi me dy fitore të ngushta 2:1 ndaj Leganesit e Atletico Madridit dhe shpërtheu së fundi me fitore ndaj Sporting Gijonit (6:1) dhe fundjavën e kaluar ndaj Celta Vigos (5:0).

Ndonëse asnjë skuadër nuk ka arritur të përmbysë një disavantazh prej katër golave nga ndeshja e parë në një përballje në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve, forma e Neymarit dhe e Lionel Messit ka shtyrë shumë tifozë të Barcelonës të besojnë se të mërkurën mbrëma mund të shkruhet historia në "Camp Nou". Këtë e besojnë edhe në skuadër.

Neymar e Messi kanë shkëlqyer me paraqitje mbresëlënëse ofensive kundër Celtas të shtunën dhe pasi Messi shënoi golin e tij të dytë në atë ndeshje e të pestin për Barçën, tifozët nisën të thërrisnin: "Po, ne mundemi!". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.