Arbëri

AAK: Pse nuk po bëhet publik Raporti për matjen e territorit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me një kumtesë për medie ka shtruar pyetjen pse Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë publik raportin e Komisionit "Islami" për matjen e territorit të Kosovës!?, transmeton koha.net.

Ky është teksti i kumtesës:

Kryeministri kishte premtuar se do ta bënte publik menjëherë dhe nuk e bëri. Kryeministër tregoni opinionit publik se pse po e mban fsheht këtë raport.

Çka ka ai që nuk duhet ta dijë populli i Kosovës?

Pse po frikohesh ta bësh publik?

Fundja populli ka të drejtë ta dijë se çfarë bëri ky komision dhe si ndodhi që territori i Kosovës të dalë më i madh dhe njëkohësisht të rritet edhe territori i Malit të Zi.

Cila është magjia që përdori Komisioni i "argatit" tuaj Kryeministër!

Ju nuk mund ta mbani të fshehtë punën e Komisionit që është paguar me taksat e qytetarëve të Kosovës.

Kryeministër a jeni hala kryeministër i Kosovës, apo e keni ndërruar selinë.

AAK është e zhgënjyer me fshehjen e këtij raporti dhe i ka dyshimet e saj për motivet e kësaj fshehje!