Arbëri

“Kosova do të shihet para botës si shtet që nuk di të miratojë e implementojë marrëveshje”

Si një shtet që nuk dinë të miratoj dhe implementoj marrëveshje do të shihet Kosova në sytë e botës, veçanërisht BE.

Kështu u shpreh ish diplomati tash drejtor i institutit KIPRED, Lulzim Peci në Rubikon të KTV-së.

"Nëse qëllimi i politikës është që nëse dicka ratifikohet atëherë me shkatërru vendin pse dicka është ratifikuar atëherë kjo tregon që politika kosovare është në tribalizmit politik", ka thënë Peci.

Kësaj vetëdije shkatërrimtare thotë Peci nuk do t'ja besonte as pushtetin, njëjtë sic thotë ai, nuk po i beson as kësaj të sotmes.

“Nëse me një akt politik hynë në një situatë politike të paparashikueshme por edhe të pakontrollueshme ështëe shumë problem ta menagjosh", thotë Peci.

Sipas tij, Kosova ka hyrë në një situatë të tillë dhe cmimi i kësaj situate thotë Peci do të jetë jashtëzakonisht i madh.

"Izolimi shumëvjecar i Kosovës, humbja e kredibilitetit edhe në rajon edhe te Bashkësia Kombëtare si një shtet që nuk dinë as me negociu marrëveshje, as m'i zbatu", theksoi Peci.

Ai theksoi se Malit të Zi pak kohë i ka mbetur deri në antërasim në NATO. Pas kësaj, Mali i Zi do ta ketë kohën e botës për ratifikim të kufirit dhe kjo nuk do të paraqes ndonjë problem në veçanti për të.


“Kosova do të shihet para botës si shtet që nuk... by kohanet