Arbëri

Për çfarë doli në gjykim ish- ministri i Arsimit Buja në Ditën e Mësuesit

Në ditën kur është shënuar përvjetori i shkollës së parë shqipe në Korçë, në Prishtinë, ish-ministri i Arsimit ka dalë para drejtësisë për dyshimet për keqpërdorim të një tenderi për ndërtim shkollash, raporton KTV.

Ramë Buja i PDK-së akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, njësoj sikur sekretari i pezulluar nga puna, Xhavit Dakaj, dhe shefi i prokurimit, gjithashtu i pezulluar nga puna, Xhemajl Buzuku.

Pronari i kompanisë AlB Architect, Afrim Demiri, akuzohet për mashtrim.

Këto kontrata, sipas Prokurorisë, ishin vendimtare që kjo kompani të fitojë tenderin nga Ministria.

Asnjëri nga të pandehurit nuk është deklaruar se e ndjen veten fajtor.

Avokati i Ramë Bujës ka kërkuar që në fazat e mëtutjeshme klienti i tij të largohet krejtësisht nga aktakuza, sepse, ka thënë se në kohën e nënshkrimit ai nuk ka qenë ministër, ani pse e kishte nënshkruar një aneks kontratë në 2012.

Në kohën e nënshkrimit të kësaj kontrate, Ministria e Arsimit udhëhiqej nga tani ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Aktakuza ndaj Bujës dhe të tjerëve është ngritur në nëntor të vitit të kaluar por Prokuroria nuk kishte njoftuar për këtë, ani pse e bën këtë vazhdimisht, sidomos për zyrtarë shtetërorë.