Arbëri

Molliqaj: Mustafa po ankohet si qyqar kur po sulmohet nga Thaçi e Veseli

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka folur për mbrojtjen që ia ka bërë kryeministri Isa Mustafa Haki Demollit lidhur me letrën që ministri i FSK-së ia ka dërguar presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit.

Molliqaj në një status në Facebook këtë reagim të Mustafës e ka quajtur qyqar dhe vetëmbrojtje nga Thaçi e Veseli.

Ky është statusi i tij i plotë:

Kryeministri nuk pati guxim të thotë asnjë fjalë për veprimin partiak të Thaçit dhe Veselit rreth FSK-së, kurse sot i paska dalur disi në mbrojtje Haki Demollit duke i konsideruar të papranueshme sulmet ndaj tij dhe nxjerrjen e letrave zyrtare.

Kryeministër, këto letra i kanë pasur vetëm tre persona: Ju, Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit. Pse nuk po guxon me i akuzu drejtpërdrejt, por gjithmonë vetëm ankohesh si qyqar kur të sulmojnë Thaçi e Veseli.

Dorën në zemër kur kryeministri është qyqar, kriminelët si Thaçi e Veseli udhëheqin me shtetin. E Kosovës, në pushtet nuk i duhen as kriminelët dhe as qyqarët.