Sport

Shakespeare, trajneri i ri i Leicesterit

Descriptive Text

Leicester City raportohet se është shumë afër zgjedhjes së trajnerit të ri.

Kampioni anglez thuhet se ka arritur marrëveshje me Craig Shakespeare deri në fund të sezonit.

53-vjeçari në dy ndeshjet e fundit udhëhoqi klubin drejt dy fitoreve 3 me 1 ndaj Liverpoolit dhe Hull Cityt.

“The Telegraph” raporton se bordi i “Dhelprave” ka mbajtur një takim dhe ka vendosur t’i besojë Shakespearet pak ditë pas shkarkimit të Claudio Ranierit.