Arbëri

MAPL mbështet Suharekën për realizmin e projektit të ujësjellësit në Grejkoc

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe nënkryetari i Komunës së Suharekës, Rexhep Kuçi, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizmin e projektit “Rregullimi dhe sanimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Grejkoc” në Komunën e Suharekës.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit për të mbështetur projektet me interes për komunat, do të vazhdojë edhe komunat tjera të Kosovës, ndërsa janë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me komunat Gjakovë, Obiliq, Lipjan, Viti, Skenderaj, Istog, Hani i Elezit, Deçan, Mitrovicë, Vushtrri, Drenas, Fushë Kosovë, Kaçanik, Pejë, Graçanicë, Podujevë dhe Gjilan. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.