Showbiz

Arrestohet këngëtari i “One Direction” pas përleshjes me paparaci

Louis Tomlinson, solist i bendit të djemve One Direction, është arrestuar pasi është “përleshur fizikisht” me një fotograf në Aerportin Ndërkombëtar të Los Angelesit, thotë policia dhe mediat.

Incidenti ka ndodhur pak para mesnatës të premten në mbrëmje kur paparacët e kishin rrethuar Tomlinsonin tek hapësira e bagazheve porsa ai kishte aterruar me të dashurën nga Las Vegasi, ka raportuar revista People. Një nga këta fotografë është rrëzuar dhe thotë të jetë lënduar, raporton Reuters.

Këngëtari 25 vjeç është ndaluar me masën “ndalim qytetar”, ka treguar ueb-faqja e Sherifit të Kontesë Los Angeles.

Tomlinson është një nga katër anëtarët e pop-grupit të famshëm, i njohur edhe si 1D. Hitet e tyre të famshme përfshijnë “What Makes You Beautiful”, “Live While We're Young” dhe “Story of My Life”, transmeton Koha.net.

Tomlinson, sipas avokatit të tij Martin Singer, nuk ka pasur faj në këtë incident.

“Paparacit e kanë provokuar dhe kanë shkaktuar grindjen që ka ndodhur me Louisin”, ka thënë ai në një deklaratë për gazetën britanike, “The Telegraph”.

As avokati e as policia nuk u janë përgjigjur kërkesave për informacione shtesë.

Tomlinson është ndëshkuar me akuzën për kundërvajtje dhe është liruar pasi ka paguar 20 mijë dollarë kaucion. Ai pritet të paraqitet në gjykatë më 29 mars.