Sport

Reali me fitore bindëse edhe pa Ronaldon e Balen

Përkundër mungesës së dy yjeve kryesor të skuadrës Criastiano Ronaldo e Gareth Bale, Real Madridi ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Eibari.

“Los Blancos” shënoi fitore prej 1 me 4, në një ndeshje që shkëlqeu Karim Benzema, raporton Koha.net.

Sulmuesi francez shënoi dy gola në këtë ndeshje në minutat 14 dhe 25. James e çoi rezultatin në 0-3 duke dërguar topin në rrjetën e kundërshtarit në minutën e 29.

Në pjesën e dytë Asensio shënoi golin e fundit për Realin në minutën e 60.

E tëra që vendasit arritën të bëjnë në këtë përballje ishte ta shënonin golin e nderit në minutën e 72-të, përmes Penas.

Reali merr kreun me 59, dy më shumë se ndjekësi i parë Barcelona.


Karim Benzema Goal HD - SD Eibar 0 vs Real... by lyrics-group
Karim Benzema Second Goal HD - SD Eibar 0 vs... by lyrics-group
0-3 James Rodriguez Goal HD - Eibar vs Real... by claytonashurst