Lajmërim

LAJMËROJMË

Bashkëpronarët Islam Kiqe , Besnik Gurmani , Alajdin Gurmani, Lebibe Rexhepi, Bajram Krasniqi, Flurim Duraki dhe Halit Adra, të gjithë nga Prizreni, si blerës potencialë se: Unë, bashkëpronarja Nashide Kafegjolli, si bashkëpronare ligjore e ngastrës kadastrale me numër P-71813068-05415-0, me sipërfaqe të përgjithshme prej 3827 m2 , në Zonën kadastrale në Prizren, shes nga pjesa ime bashkëpronësore sipërfaqen prej 547m2 , ose 1/7 e pjesës ideale. Në këtë mënyrë u ofroj bashkëpronarëve, nëse janë të interesuar për blerjen, të më lajmërojnë në afat kohor prej 30 ditësh në adresën rr. "Dragomani” në Prizren. Njëherësh informojmë se kam blerësin potencial, i cili brenda afatit prej 30 ditësh do të paguajë çmimin e përgjithshëm prej 27.350.00 eurosh (njëzet e shtatë mijë e treqind e pesëdhjetë euro) me para të gatshme.

Nr. kontaktues +383 44 102 641

Nashide Kafegjolli

Rr. “Enver Hadri”, nr. 102 

Data e publikimit: 17.09.2021
Shpërndaje
Të tjera