Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi të mos mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale, siç spekulohej më parë në media.
Vuçiq për Radio Televizionin e Serbisë, deklaroi se nuk ka arsye për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Serbia është e qëndrueshme, ekonomia e qëndrueshme. Nevojitet një rritje, seriozitet, përgjegjësi. Ajo ka shumicën e qëndrueshme për të funksionuar”, ka thënë Vuçiq.
Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen këtë pranverë, pasi që presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq i skadon mandati pesë vjeçar.
-
27 shkurt 2017 15:15
-
Shpërndaje në: