Arbëri

Dogana miraton normën vjetore për vonesa dhe kamatën kompensuese

Descriptive Text

Dogana ka filluar të aplikojë normën vjetore të kamatës së vonuar (interesit) dhe kamatës kompensuese për shumën e detyrimeve të papaguara brenda afateve ligjore.

Norma vjetore e kamatës së vonuar (interesit) dhe kamatës kompensuese është në lartësinë prej 7,80% apo 0,65% mujore.

Ky vendim thuhet se ka efekt juridik dhe efekt në kontabilitetet e evidentuara duke filluar nga data 01.01.2017.

Me qëllim të zbatimit të dispozitave mbi borxhin dhe kur detyrimet doganore nuk janë shlyer brenda afatit të përcaktuar sipas legjislacionit atëherë aplikohet norma për vonesa.

Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha tha se aplikimi i kësaj norme interesi bëhet me qëllimi që të mbrohen të hyrat e qytetarëve të Kosovës, si dhe adresohet dhe mbyllet edhe një çështje e dal nga rekomandimet e Auditorit të përgjithshëm.