Botë

Biden: Në Bosnjë e Hercegovinë ka pasur gjenocid të planifikuar, jo luftë

Ish-presidenti i SHBA –së Joe Biden ka folur në përvjetorin e Këshillit këshillëdhënës të Bosnjë e Hercegovinës në Washington.

Ky Këshill ia ka dhënë Bidenit çmimin për vepër jetësore.

– kryetari i SHBA-së Joe Biden ka thënë se të gjithë njerëzit në B e H duhet ta vazhdojnë luftën për të ardhmen pas mbijetesës ndaj gjenocidit, transmeton Koha.net.

"Për këtë arsye ju e kujtoni të kaluarën. Duhet t’ua përkujtoni fëmijëve atë të kaluar. Të gjithë duhet ta dinë atë. Keni dhënë shumë viktima për një qëllim", ka thënë Biden duke shtuar se për gjenocidin në Bosnjë e Hercegovinë duhet të flitet, përcjell al jazeera.

Biden në fjalim ka thënë se në B e H nuk ka pasur luftë civile por gjenocid të planifikuar.

"Ju të gjithë i kuptoni ngjarjet e pafalshme, arsyet për mosreagim dhe të gjitha rastet kur bota nuk ndërhyri. Ju mbijetuat. Humbet familjet. Humbet shtëpitë. Luftuat për ta ruajtur dinjitetin. Ajo nuk ka qenë luftë civile. Ai ka qenë gjenocid. Gjenocid i planifikuar. Dhe ai ka ndodhur para syve të gjithë Europës”, ka thënë Biden.

Ai ka shtuar se Perëndimi nuk ka pasur bashkëndjenjë e as simpati ndaj B e H-së ndërsa gjërat kanë filluar të ndryshojnë kur u panë xhirimet e të rinjve myslimanë nga Srebrenica e Zhepa.

"Ta përkujtojmë tragjedinë nëpër të cilën ka kaluar populli juaj. T’ia përkujtojmë botës. 100 mijë të vdekur, dy milionë të shpërngulur, 20 mijë vajza e gra myslimane të përdhunuara”, ka thënë ndër të tjera Biden.