Botë

LSDM-ja mandaton Zaevin për Qeverinë e re

Këshilli Qendror i LSDM-së e ka mandatuar liderin e saj, Zoran Zaevit, për të formuar Qeverisë së ardhshme të Maqedonisë.

Pas takimit të Këshilli Qendror i LSDM-së, nuk ka pasur ndonjë prononcim për media të Zaevit, transmeton KP.

“Vijon një periudhë ku do të përkushtohemi në vendosjen e një programi cilësor qeveritar, që do ta realizojnë politikanë të përgjegjshëm, që do të udhëheqin politika reale, ashtu siç zgjodhën qytetarët e Maqedonisë. Morëm obligime për jetë për çdo njeri me planin për jetë. LSDM sjell jetë për të gjithë qytetarët në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.