Sport

Bayerni “shkel” Hamburgerin

Bayern Munich ka qenë i pamëshirshëm sot ndaj Hamburgerit, duke fituar me rezultat të thellë prej 8 me 0, raporton Koha.net.

Vidal hapi serinë e golave në minutën e 17, pas një asistimi nga Muller.

Në vazhdim ishte radhazi e sulmuesit polak, Robert Lewandowski, i cili shënoi hat-trick duke arritur ta dërgojë topin në portën e kundërshtarit në minutat 24, 42 dhe 54.

Alaba e çoi rezultatin në 5 me 0 kur shënoi në minutën e 56.

Më pas Coeman shënoi dy herë në minutat 65 dhe 69, kurse për rezultatin përfundimtar u përkujdes Robben duke shënuar në minutën e 87.