Sport

Ancelotti arrin një rekord në karrierën e tij

Descriptive Text

Carlo Ancelotti ka arritur 1000 ndeshje si trajner.

Kryetrajneri i Bayern Munichut e ka arritur këtë rekord për më shumë se 21 vjet në punën si menaxher. Këtë ai e ka arritur me ndeshjen kundër Hamburgut në Bundesliga.

Italiani ka një CV të jashtëzakonshme. Ai ka fituar trofe të shumtë me ekipe si Milani, Real Madridi dhe Chelsea.

Te Milani ai fitoi dy tituj të Ligës së Kampionëve. Një trofe të garës europiane e arriti me Madridin gjatë sezonit 2013-14 ndërsa fitoi Premier Ligën dhe FA Cup me Chelsean.

Ancelotti fitoi ligën franceze me PSG-në dhe te Bayerni deri më tani ka fituar Super Kupën gjermane.

Gjatë 1000 ndeshjeve ai i ka siguruar 590 fitore me përqindje prej 59%.