Auto

Porsche prezanton Panameran më të fuqishme ndonjëherë

Descriptive Text

Porsche ka prezantuar modelin më të fuqishëm ndonjëherë të Panameras.

Panamera Turbo S E-Hybrid – modeli kryesor me katër dyer i Porsches ka motorin V8.

Vetura do të debutojë në panairin e veturave Geneva Motor Show dhe raportohet se Porsche për këtë model ka përdorur motorin 4.0-litra V8 me 542 kuajfuqi të modelit Panamera Turbo. Kompania me këtë motor ka krijuar tandem me motorin elektrik që ka 134 kuajfuqi, që i ndihmon veturës të arrijë kapacitetin e 671 kuajfuqive.

Fuqia transferohet në sistemin e tërheqjes me gjitha rrotat përmes tetë shpejtësive.

Sa i përket performancave, Porsche ka thënë se Turbo S E-Hybrid shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.4 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale e këtij modeli është 250 kmh.

Porsche planifikon që Panamera të dalë në shitje gjatë muajit korrik. Çmimi i këtij modeli fillon nga 140 mijë euro.

Image

Image

Image

Image