Sport

Kerasan Prishtina arrin fitoren e parë këtë edicion

Kerasan Prishtina të premten mbrëma ka triumfuar ndaj Vllaznimit me rezultat 88:87 (22:18, 22:31, 24:21, 20:17) në kuadër të xhiros së XIX në Superligën e Kosovës.

Njëherësh kjo është fitorja e parë në këtë edicion për skuadrën nga kryeqyteti, transmeton Koha.net.

Më të merituarit për triumfin e Kerasan Prishtinës ishin Rinor Ahmeti me 23 pikë, Ermir Gashi me 16, Kujtim Sadiku me 16 dhe Gent Shala me 10 pikë.

Në anën tjetër te Vllaznimi më efikasit ishin Beq Kovaqi dhe Musab Mala me nga 23 pikë secili, dhe Kreshnik Avdija me 14 sosh.