Sport

Shpërblimi i përfaqësueseve që bën fare pak

Për çmimet e parapara për sportet ekipore, përkatësisht për ekipet që e përfaqësojnë vendin, konkurrenca ishte e zbehtë. Në fakt, të tilla ishin edhe rezultatet e përfaqësueseve të Kosovës në vitin 2016.

Përfaqësuesja më e mirë në konkurrencë të meshkujve u shpall ajo në hendboll. Ndërkohë te femrat më e suksesshmja ishte Përfaqësuesja U-18 në volejboll. Disa federata vendosën të mos konkurronin me arsyetimin se nuk kishin rezultate e disa patën kritika për mënyrën e zgjedhjes, shkruan sot Koha Ditore.

Niveli i sportistëve individualë i përgjigjej nivelit të mbrëmjes gala të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Të shpërblyer në ceremoninë e mbajtur të mërkurën mbrëma ishin një kampione olimpike, një medalist i bronztë nga Botërori për seniorë, kampione të Evropës për kategori të reja dhe medalistë evropianë për të rinj.

Por larg nivelit të rezultateve të të shpërblyerve, përkatësisht të Majlinda Kelmendit, Herolind Nishevcit, Distria Krasniqit, Donjeta Sadikut e Orges Arifit janë rezultatet e arritura nga përfaqësueset e Kosovës që u shpallën më të mirat për vitin 2016.

Ishte hera e parë që KOK-u ndau shpërblime për më të mirët e vitit. Por për çmimet e parapara për sportet ekipore, përkatësisht për ekipet që e përfaqësojnë vendin, konkurrenca ishte e zbehtë.

(tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.