Arbëri

Mbrojtja e rastit “Stenta” synon ta mbyllë atë pavarësisht provave

Descriptive Text

Legjitimiteti i ngritjes së aktakuzës më të madhe që nga paslufta do të sfidohet në Gjykatën e Apelit, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësues të të akuzuarve të aferës “Stenta” po pretendojnë se kjo aktakuzë nuk do të shqyrtohet fare në gjykim të rregullt pasi që procedurat e ngritjes se aktakuzës i ka kryer prokurori Besim Kelmendi, i cili në bazë të arsyetimit të tyre nuk ka pasur mandat të zhvillojë procedurë hetimore dhe as të ngrejë aktakuzë. Kjo për shkak që prokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, është transferuar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, instancë kjo që, sipas tyre, nuk zhvillon hetime e as nuk ngre aktakuza.

Nëse skenari i ankesës së mbrojtjes aprovohet nga Gjykata e Apelit, të akuzuarit e këtij rasti nuk mund të hetohen as nga ndonjë prokuror tjetër për asnjërën nga veprat për të cilat janë akuzuar, për shkak se kanë kaluar afatet ligjore për nisjen e një hetimi të ri.

(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.