Showbiz

Sulm racist ndaj aktorit të famshëm amerikan në Kroaci

Descriptive Text

Aktori amerikan Jamie Foxx ishte subjekt i ofendimeve racore gjatë një darke në një restorant në Kroaci, ndërsa e ka incizuar ngjarjen duke e postuar atë në llogarinë e tij në Instagram, transmeton koha.net.

Ylli i Hollywoodit, i cili gjendet në Dubrovnik për të incizuar filmin e tij të ri, është ofenduar nga dy burra në mënyrë raciste.

Në komentet e tij, të cilat më vonë janë fshirë, Foxx ka treguar termet raciale të bëra ndaj tij nga dy burra, të moshës 44 dhe 50 vjeç.

Policia kroate ka thënë të martën se është ngritur padi kundër dy burrave të cilët janë të dyshuar se kanë fyer “një nga të ftuarit në baza racore”, ndërsa nuk kanë përmendur se Foxx ishte fyer.

Kroacia, ashtu sikurse edhe vendet e tjera evropiane, ka një rritje të ndjenjave ekstremiste të së djathtës gjatë viteve të fundit, raporton dailymail.