Arbëri

Përgatitje për themelimin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor

Kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani u mbajt sot takimi i radhës i Këshillit përgatitor për themelimin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, njofton kumtesa ministrore, transmeton koha.net.

Në këtë takim, është raportuar për aktivitetet e zhvilluara në periudhën midis dy takimeve të Këshillit, disa ndryshime bërë në Agjencionin e Financimit të Shëndetësisë, raportimin rreth zhvillimit të aktiviteteve sipas planit dinamik për përgatitjet për mbledhjen e premiumeve shëndetësore dhe përgatitjet e tjera për këtë proces sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, në takim u biseduan edhe për aspekte të ndryshme teknike që kanë të bëjnë me regjistrin civil, pakon e shërbimeve shëndetësore, përcaktimin e kategorive që do të lirohen nga pagesa përmes testit zyrtar të varfërisë, fillimin e zbatimit të marrëveshjeve midis Ministrisë dhe komunave për pagesën e performancës per kapitacion, etj.