Kronikë

Në Shtërpce i ati vret njërin fëmijë e tjetrin e plagos

Një tridhjetepesë vjeçar nga Shtërpca, me inicialet D.K, ka therur foshnjat e veta 40 ditësh. Ndërsa njëra syresh ka vdekur, tjetra është transportuar për në Nish dhe raportohet se jetën e ka në rrezik, shkruan portali në gjuhën serbe, KoSSev, transmeton Koha.net. Lajmin për këtë tragjedi e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Bëhet fjalë për një vrasje të rëndë. Viktima janë foshnjat e gjinisë mashkullore me moshë 40 ditësh. Ndërsa njëra prej tyre ka ndërruar jetë në Shtërpce, tjetra është transportuar në Nish” ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Babai i foshnjave është arrestuar me dyshimin se është autor i kësaj vrasjeje monstruoze dhe atij i është caktuar afati 48 orës i paraburgimit.

“Është gjetur dhe konfiskuar edhe mjeti me të cilin është kryer vepra”, ka shtuar Gashi.

Bëhet e ditur se edhe fëmija i dytë e ka jetën në rrezik.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20.

Autori i këtij krimi, sipas medieve serbe, ka qenë punëtor arsimi. Mësimdhënës i edukatës fizike në Shkollën e Mesme të Shtërpcës.

Nuk bëhen të ditur motivet, por theksohet se policia po heton rastin.