Kulturë

Burim Jakupi hap ekspozitën “Mbulimi dhe formësimi në skulpturë” në Kroaci

Dy vite më parë Burim Jakupi pati hapur ekspozitën e parë personale në Prishtinë, me titull “Mbulimi dhe formësimi në skulpturë”.

Ndërsa pas dy vjetësh ky artist këtë ekspozitë, me 17 punime, e dërgon në Muzeun e qytetit të Rijekës, në Kroaci, pikërisht më 17 shkurt. Këtë ai personalisht ia konfirmoi KultPlusit.

“Në ekspozitë kam paraqitur punime reliefe dhe skulptura 3D, ku materiali dhe plastika janë një medium i ri në skulpturën moderne”, tregoi fillimisht për KultPlus, artisti Jakupi, i cili u shpreh shumë falënderues ndaj kryetares së Bashkësisë Shqiptare në Rijekë Suzana Jakupit.

Të gjitha këto punime vijnë shumë të veçanta, me formë shumë interesante e mjaft të pëlqyer nga audienca.

Për të parë ekspozitën nga afër të pranishëm në Muzeun e Rijekës kanë qenë edhe deputetja shqiptare në Kroaci Ermina Lekaj Perlaska si dhe zv.ministri i Diasporës Janez Frrokaj.

Kjo është hera e parë që një artist shqiptarë ekspozon në muze, e kjo gjë e ka bërë shumë krenarë artistin Burim Jakupi. Ekspozita është hapë më 17 shkurt ndërsa do të qëndroj e hapur deri më 21 shkurt në Muzeun e Rijekës.

Hapjen e kësaj ekspozite e kishte bërë drejtoresha e muzeut, Tea Perinçiq.

{gallery}