Showbiz

Adele: Djali im po mëson si t’i respektojë femrat

Këngëtarja Adele gjatë javëve të fundit ka shijuar suksesin e saj më të madh në karrierë – duke fituar pesë çmime Grammy, por ylli britanik ka tjetër prioritet.

Në një intervistë për revistën “OK!” ka thënë se rritja e djalit katërvjeçar Angelo mbetet prioriteti i saj kryesor.

Edhe pse është i vogël, Adele ka thënë se po e mëson djalin se si të sillet me femra, veçanërisht me një femër të fuqishme siç është nëna e tij.

Krijuesja e hitit “Rolling In The Deep” nuk flet për jetën e saj private me burrin Simon Konecki, me të cilin është martuar së fundmi, transmeton Koha.net.

“Po e mësoj se si të respektojë femrat. Ai e di se unë kam forcë të madhe”, ka thënë Adele.

“Ai e ndjen këtë në shtëpi, e lë vetëm kur ai vjen në punë me mua. Dhe vjen në çdo vend ku shkoj”, ka thënë veç të tjerash Adele.