Kulturë

Artistja nga Kosova pyet për refugjatët në projektin “Kush jemi ne”

Prishtinë, 21 shkurt - Projekti që nëpërmjet artit mëton të reflektojë mbi identitetin, përkatësinë, migrimin dhe qytetërimin, do të bëjë bashkë në një vend artistë nga vende të ndryshme të botës.

Në mesin e tyre edhe artisten kosovare Alketa Xhafa-Mripa. “Who are We?” është ngjarje gjashtëditore që përfshin artet vizuale, filmin, fotografinë, dizajnin, arkitekturën, fjalën e thënë dhe të shkruar, përmes së cilave shtrohet pyetja “Kush jemi ne?” Kjo javë me aktivitete është dizajnuar veçanërisht nga “Tate Exchange” e Londrës dhe fokusohet rreth bashkëpunimeve, zbulimeve, bisedave, shkëmbimeve dhe mësimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Artistët dhe pjesëmarrësit prej shteteve të ndryshme - që përfshijnë Anglinë, Skocinë, Poloninë, Finlandën, Irakun, Italinë, Gjermaninë, Bosnjën, Kosovën, Slloveninë, Rumaninë, Greqinë, Spanjën, Izraelin, ShBA-në dhe Afrikën Jugore - do të kontribuojnë në debat përmes programeve të aktiviteteve publike, instalacioneve dhe ngjarjeve nëpër të cilat publiku do të ftohet të bëhet pjesë e tyre.

Ngjarja “Who are We?” do të kurohet nga bashkëpunëtorët e “Tate Exchange”, në mesin e të cilëve edhe “Counterpoints Arts”, “The Open Univeristy”, “University of Warwick” dhe “Loughborogh University” që do të zërë vend prej datës 14 deri më 19 të muajit mars në Londër... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.