Arbëri

Vjetërsia e aparaturave në QKUK po u shkakton probleme edhe profesionistëve shëndetësorë

Aparaturat diagnostikuese në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar janë bërë problem jo vetëm për qytetarët, por edhe për vetë stafin që punon aty.

Pacientët shpesh nuk marrin fare shërbime për shkak se pajisjet nuk punojnë, ndërsa profesionistët shëndetësorë rrezikojnë profesionalizmin e tyre bazuar në rezultatet e këtyre aparaturave.

Selmani tregon se në raste të caktuara atyre u duhet që të konsultojnë njëri-tjetrin në mënyrë që të shmangin gabimet eventuale.

Për krejt këtë situatë ai thotë se shteti duhet të bëjë zgjidhje, duke investuar më shumë në shëndetësi.

E, pikërisht mungesa e mjeteve financiare është problemi që menaxhmentin e SHSKUK-së po e lë pa bërë zgjidhje.

Muajin e kaluar klinika e Radiologjisë ishte e paralizuar për shkak se të gjitha aparaturat i kishte jashtë funksionit.