Arbëri

Flamuri i Kosovës në Parlamentin e Ontarios

Shqiptarët në Kanada e kanë shënuar me manifestime të ndryshme përvjetorin e 9-të të pavarësisë së Kosovës.

Këtë vit, për herë të parë me një ceremoni flamuri i Kosovës është ngritur solemnisht në Toronto para ndërtesës së Parlamentit të Ontarios, provincës më të madhe në Kanada, raporton Koha.net.

Ceremonia është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Kanada dhe Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze.