Babai i Meghan Markle: Ajo qau kur i thashë se s’do vijë në dasmë

Babai i Meghan Markle: Ajo qau kur i thashë se s’do vijë në dasmë

18 qershor 2018 09:31

Babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, Thomas Markle, ka zbuluar për herë të parë bisedën me vajzën e tij pak ditë para dasmës së saj.

Ai në një intervistë për “Good Morning Britain”, ka thënë se ajo ka qarë kur ka marrë lajmin nga ai se s’do të shkojë në dasmë.

Ai gjithashtu ka treguar se është mërzitur shumë që nuk arriti ta shoqërojë vajzën në altar.

“I lajmërova përmes telefonit Princin Harry dhe vajzën time që s’do jem unë prezent. Ishin të zhgënjyer të dy. Markle qau shumë. Kujdesu për veten më thanë, jemi të shqetësuar për ty”, ishte përgjigja e tyre, transmeton Koha.net.

Meghan Markle-in, e shoqëroi princi Charles, në vend të babait të saj. “U ndjeva i nderuar, s’mund të imagjinojë dikë më të mirë se princin Charles ta kishte shoqëruar vajzën time”, ka thënë babai i Meghan.

“Megjithatë isha i tronditur, kam qarë shumë, doja që dorën e vajzën ta kapja unë në vend të tij”, shtoi ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme