Showbiz

Sabri Fejzullahu vjen me “Të përshëndes”

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka lansuar sot një këngë të re.

Kënga e re titullohet “Të përshëndes”, transmeton Koha.net.

Tekstin dhe muzikën e këngës e ka bërë Kreshnik Avdiu, ndërsa orkestrimin Ardian Kastrati.

Së fundmi, në një intervistë Fejzullahu ka zbuluar se së shpejti do t’i kthehet me këngë të re “dashurisë së vjetër”, Prishtinës. Po ashtu, ka thënë se bashkëpunimi me këngëtaren e njohur Leonora Jakupi do të jetë hit.